Shumica e qytetarëve mohojnë përmirësimet në sistemin e drejtësisë
Veç 30% e qytetarëve kanë vërejtur efekte pozitive
Mbi 65% e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji, kurse 10.3 % të tjerë mendojnë se qytetarët janë të barabartë para drejtësisë. E më shumë se gjysma e qytetarëve mohojnë të kenë vërejtur përmirësim në sistemin e drejtësisë. Më pak se 30%, besojnë se kanë vërejtur efekte pozitive në këtë aspekt. Kështu u tha sot në prezantimin e të gjeturave të botimit të pestë të indeksit të përformancës së institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Përformanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”, janë bërë krahasime për periudhat gjatë viteve 2013-2019.
Rreze Hoxha nga GLPS tha se përkundër agjendës “drejtësia 2020”, dhe procesit të rishikimit funksional që të dyja të nisura nga Ministria e Drejtësisë, del se më shumë se gjysma e qytetarëve nuk besojnë se ka përmirësime në sistemin e dritësisë.
“Më pak se 30 përqind besojnë se kanë vërejtur efekte pozitive në këtë aspekt”, tha ajo.
E Aurora Mullatahiri nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se tek mitmarrja qytetarë besojnë se institucionet e drejtësisë vazhdojnë të jenë të prekura nga kjo dukuri, sipas 48.6 përqind të të anketuarve.