Shumica e zviceranëve kundër organizimit së “Eurovisionit”

Nga rreth 25.000 zviceranë, 49 për qind e tyre kanë thënë se nuk duan që vitin e ardhshëm “Eurovisioni” të organizohet në shtetin e tyre.

Këtë sondazh e ka bërë mediumi zviceran, Blick, ku shumica e qytetarëve u shprehën kundër, ndonëse Nemo e fitoi sivjet këtë garë, e sipas rendit shteti fitues duhet ta organizojë vitin pasues.

46 për qind të anketuarve thanë se janë pro mbajtjes së “Eurovisionit”, e 5 për qind nuk shprehën ndonjë mendim. Ende s’dihet se në cilin qytet do të mbahet “Eurovisioni”, derisa Zyrihu dhe Gjeneva kanë aplikuar.

Blick ka thënë se ky qëndrim i qytetarëve për të e organizuar lidhet me faktin që Nemo identifikohet si person me gjini të padefinuar.

Back to top button