Shyhrete Behluli humb personin e shenjte, “Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe”

Për familjen e këngëtares së njohur shqiptare, Shyhrete Behluli sot është ditë zie.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja, e cila përmes një postimi në Instagram ka bërë një dedikim emocioanl.

“Njoftim mortor. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jone. Varrimi do të bëhet më 30.01.2025 në ora 15:00 në varrezat e Fshatit Mushtisht. Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”, ka shkruar ajo.

Shyhretja ka pranuar ngushëllime të shumta nga familjarë dhe miqë.

Back to top button