Shykqen nga ujësjellësi për shkak të mospagesës

KRU ”Prishtina” bën thirrje për kryerjen e obligimeve financiare

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët se sot, me datë 20.06.2017, ekipet e shkyqjes në bashkëpunim dhe bashkëveprim me departamentet përkatëse, kanë ndërmarrë veprim të domosdoshëm dhe ligjor – shkyqjen nga furnizimi me ujë të pijshëm të Hyrjes A/16 në rrugën “Bill Klinton”.

“Ju njoftojmë se deri te veprimi i shkyqjes së kësaj hyrje kemi ardhur, pasi që konsumatorët të cilët banojnë aty, nuk kanë qenë të gatshëm t’i kryejnë obligimet financiare që kanë ndaj KRU “Prishtina”. Përkundër shumë vërejtjeve, këshillave dhe takimeve që kemi pasur me banorë të kësaj hyrje, ata nuk kanë qenë të gatshëm që të sanojnë prishjen e brendshme dhe t’i kryejnë obligimet e tyre, si rezultat i kësaj jemi detyruar të aplikojmë Ligjin Për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit Nr.05/L-42, neni 28,29 saktësishtë paragrafet 2.2, 2.3, 3.33.6, 3.73.10 si dhe neni 29 paragrafi 1,2,3.”, thuhet në komunikatën e KRU “Prishtina”

Po ashtu KRU ”Prishtina” u bënë thirrje qytetarëve, që të sanojnë rrjedhjet e brendshme, sepse janë të patolerueshme humbjet e ujit, ngase sipas Ujësjellësit “Prishtina” uji i humbur ka kosto
Gjithashtu KRU ”Prishtina” u bënë thirrje të gjithë konsumatorëve të cilët nuki kanë shlyer obligimet financiare ndaj tyure të njejtat t1i shlyejnë sa më parë ose në të kundërtën paraljamërojnë se do të aplikojmë shkyqje nga sistemi i ujësjellësit./21Media

Back to top button