Si duken Sunaj Saraçi dhe Vera Oruçaj tani

 

Çifti i dashur për publikun, por edhe për të gjithë dashamirësit e muzikës, Sunaj Sraçi dhe Vera Oruçaj sollën shumë projekte muzikore bashkë me të cilat vinte nga një risi në skenën artistike të kohës.

Sunaj Saraçi dhe Vera Oruçaj, që ka shumë kohë që janë pjesë e estradës kosovare, janë çifti më i përfolur i estradës për diferencë në moshë, shkruan rtv21.tv

Çifti janë të martuar për më shumë se 20 vite, ndërsa diferenca është 18 vjet. Vera Oruçaj është 18 vjet me vjetër sesa Sunaj.

Ndonse ka vite që nuk janë pjesë e skenës muzikore, por për fansat e tyre dyshja tregohen aktiv në rrjetet sociale.

Vera dhe Sunaji, janë prindër të këngëtarit të ri Seven Saraçit, dhe së bashku jetojnë në New York.

“Ku je shpirt” titullohet projekti i fundit i Verës që e solli në vitin 2007, kurse  “Nënë më fal” mban titullin kënga e fundit e Sunajit që e ka publikuar në vitin 2011./21Media 

Back to top button