Si është gatuar në familjen 30 anëtarëshe të Isak Ismajlit?
Këtë javë në rubrikën ”Kah po shkon moj Zanë”, RTV21 ka qenë në Mollopolc, ku ka sjellur veçantitë e këtij fshati.
Gjatë vizitës atje, ekipi i RTV21 është mirëpritur nga Isak Ismajli i cili ka folur më shumë në lidhje me jetën e tij në këtë fshat.
Ismajli ka treguar se deri në vitet e 60-ta kanë jetuar me mixhallarët e tyre.
Tutje baca Isak ka treguar se dikur buka së pari iu shërbehej fëmijëve pastaj shpërndahej nëpër oda.
Ismajli është i martuar dhe ka 9 fëmijë, mirëpo ai për RTV21 ka treguar historinë e martesës me gruan e tij./21Media