“Si film i shkurtër”, Vedat Ademi për këngën që rikthen vitet më të rënda të Kosovës

Vedat Ademi pas 17 vitesh është rikthyer në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën si dëshmi për luftën e Kosovës e titulluar “Kur fjala mbaron”.
Teksti i kësaj kënge është realizuar nga Afërdita Saracini-Kelmendi, ndërsa kompozimi dhe orkestrimet mbajnë firmën e Xhevdet Gashit.
Sot në emisionin ”BonBon” në RTV21 Vedati foli për emocionet që e shoqërojnë gjatë perfromancës së kësaj kënge.
Vedati ndër tjera tha se teksti i kësaj kënge për të është ”Si film i shkurtër e gjithë historia që e kemi përjetuar, nuk ishte dicka që s’mund ta përjetosh”, tha Vedati.
Xhevdet Gashi foli për idenë e kësaj kënge.
”Ideja ka qenë e Aferdites, ajo ka afërsi me muzikën. Tash e kishte një ide me një tekst mjaft të mirë, biseduam dhe kështu fillojë. Në fakt ajo përveç tekstit ma dha edhe iden për vijen melodike”, tha Gashi.
Kurse, Aferdita Saraçini Kelmendi pati njëpër këngën e Vedat Ademit