Si ka filluar dhe ç’duhet të dini për Ditën e Gënjeshtrave

E njohur botërisht si Dita e Gënjeshtrave, fillimi i këtij muaji nis gjithnjë me hile.

Por pse është vendosur pikërisht 1 prilli si ditë gënjeshtrash?!

Ndonëse origjina dhe data e saktë ende mbeten të panjohura për njerëzit, mendohet se kjo datë festohej në Britaninë e Madhe të paktën që në shekullin e 19-të.

 

Atëherë, rrengjet dhe gënjeshtrat bëheshin më tepër nga fëmijët, por shumë gjëra kanë ndryshuar ditët e sotme.

Përsa i përket origjinës, në fakt ka disa teori të ndryshme, por thuhet se gjithçka nisi 1  që prej shekullit të 16-të, kur Papa Gregory XIII mendoi se do të ishte ide e mirë të përshtasnin kalendarin Gregorian dhe ua tha këtë njerëzve.

Asokohe, viti fillonte në fund të muajit mars, ndërkohë që me kalendarin e ri do të niste  me 1 janar.

Edhe pse lajmi u shpërnda gjithandej, disa njerëz nuk e morën mesazhin në kohë dhe vazhdonin ta festonin ardhjen e vitit të ri më 1 prill. Ky grup njerëzish nga të tjerët u etiketua si “budallenjtë” dhe që prej asaj dite nisi tradita e 1 prillit, dita e të mashtruarëve.

Si festohet nëpër botë?

Në Skoci, 1 prilli zgjat 2 ditë. Ditën e dytë njerëzit shpesh goditen papritur nga pas. Në Kanada dhe Angli, gënjeshtrat e 1 prillit lejohen të thuhen deri në mesditë. Pastaj loja mbaron.

Në Francë, fëmijët e kanë traditë që t?i vendosin njëri tjetrit në shpinë një letër në formë peshku.

 

 

Back to top button