Si kanë shkuar procedurat për aplikim në INTERPOL

Procedurat e aplikimit për në INTERPOL

Shqipe Mjekiqi nga Ministria e Punëve të Brendshme në emisionin Click nëRTV21, ka treguar për procedruat e aplikimit të  Kosovës në INTERPOL.

Ajo ka thënë se Ministri Skender Hyseni ka marrë një njoftim nga sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it i cili ka njoftuar se aplikacioni i Kosovës do të votohet sivjet në Pekin gjatë seancës së radhës së Asamblesë së Përgjithshme.

“Kemi bërë aplikacionin në vitin 2015, kjo ka qenë hera e dytë që ne si institucion e kemi apliku për antarësim në INTERPOL. Me të marrë mandatin si kabinet i Ministrit Hyseni kemi gjetur se aplikacioni i parë ishte bërë nga ministri i atëhershëm i punëve të brendshme në vitin 2010, kështu që ajo që kemi bërë ne është se kemi rikthy prapë këtë proces, na ka marrrë pothuajse 2 vjet megjithatë është lajm më se i mirë , komiteti ekzekutiv e ka vendos aplikacionin Kosovës në agjendë të përgjithsme dhe jo do të trajtohet sivjet.”,  ka deklaruar ajo. /21Media

Back to top button