“Si ke votuar ti sa ke qenë deputete?” Lama dhe Muja ”përplasen” për pakicat

Në Click të RTV21, analistja politike Alma Lama dhe analisti politik Basri Muja kanë kundërshtuar njëri-tjetrin lidhur me rolin e pakicave në vend dhe konceptin e “diskriminimit pozitiv”.
Debati erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Nenad Rashiqit, duke nxitur diskutime mbi ligjet dhe vendimet parlamentare.
Lama tha se “Pakica serbe dhe pakicat e tjera janë të privilegjuara, dhe ky quhet diskriminim pozitiv.”
Muja iu përgjigj duke shprehur skepticizëm: “Nuk po të kuptoj Alma? Si ke votuar ti gjatë kohës që ishe deputete?”
Lama ripërsëriti qëndrimin e saj: “Ligji e lejon këtë sipas Kushtetutës. Jam krenare që kam qenë pjesë e Parlamentit dhe sa herë kam menduar ndryshe, kam votuar sipas bindjes sime.”