Si ndikon te fëmijët shkëputja e gjatë nga mësimi në shkolla?

Nuk ka ende ndonjë datë se kur mund të nisë viti i ri shkollor në institucionet publike të Kosovës. Sot kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media u shpreh se greva do të vazhdojë pasi që Qeveria nuk po tregon vullnet për dialog.
Shkëputja e gjatë nga shkolla shihet shqetësues në aspektin psikologjik për fëmijët. Enis Zuka, psikolog shkollorë sot ishte i ftuar në programin e mëngjesit “Për ditë të Mbarë”, i cili foli sa i përket kësaj çështje.
 “Çdo ditë që kalon pa shkollë për fëmijën është një hapësirë ku ai nuk do ta arrijë që ta kap potencialin e tij”, tha ndër tjera Zuka.
Sipas psikologut, fëmijët tani po përballen me një realitet të ri që si pasojë shton pasivitetin, ulë dhe e zbeh dëshirën për praninë në ambientet shkollore./21Media 

Back to top button