Si përfundoi darka Rama-Meta?
U tha se ky takim ishte pozitiv
Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan mbrëmjen e së dielës për të diskutuar fatin e koaliconit aktual qeverisës. Në darkë kanë qenë dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.
“Ata dolën të qetë nga lokali dhe disa burime mbrëmë deklaruan se kanë dalë të kënaqur lidhur me rezultatin e takimit që mund të shënojë një fillim të ri për koalicionin”, shkruan Oranews.tv
Zyrtarisht thuhet se ende nuk ka asnjë vendim sa i takon të ardhmes së koalicionit por mendohet se bashkë me vendimin për koalicionin është vendosur dhe zgjedhja e presidentit të ri, por nuk bëhet publike vendimi.
Kryeministri Rama dhe kreu i LSI-së Meta të shoqëruar nga Veliaj dhe Vasili përmbyllën darkën në orën 01:00 pas mesnate.
Darka Rama-Meta u zhvillua pas një sërë deklaratash të paqarta në distancë mes dy krerëve të partive PS dhe LSI, nëse do të vijojnë koalicionin apo jo.

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?