Si reagoi nëna e Bianca Censori pas paraqitjes së saj në Grammy

Familja e Bianca Censorit , e cila jeton në Australi, është përballur me një presion të madh ditët e fundit, teksa mediat e huaja kërkojnë përgjigje dhe komente në lidhje me paraqitjen provokuese nudo të 30-vjeçares në Grammy 2025.

Të mërkurën, nëna e Biankës, Alexandra Sensori , i tha Daily Mail Australia se familja e saj po përpiqet të vazhdojë me jetën e tyre sa më diskrete të jetë e mundur.

“ Ne jemi njerëz të zakonshëm, e jetojmë jetën tonë sa më private të mundemi ”, tha ajo dhe vazhdoi: “ Nuk kam asgjë për të thënë për Biankën, faleminderit ”.

Sipas raportimit, ajo madje u kërkoi gazetarëve të linin të qetë familjen e saj, duke refuzuar të komentojë pamjen e vajzës së saj apo marrëdhënien e saj me bashkëshortin e saj reper, Kanye West .

Back to top button