Si të mbrohen rrugët e frymëmarrjes në sezonën vjeshtë/dimër?

Ajri i ftohtë, veçanërisht i thatë ndikon shumë në rrugët e frymëmarrjës, në mushkëri.
Për këtë, pneumoftiziologu Gazmend Zhuri ka përgjigje.
Në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë”, në RTV21, Zhuri tregoi cilat janë mënyrat për të mbrojtur rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht në sezonen vjeshtë/dimër.

Tutje, Zhuri tha se çdo njeri sëmuret nga infeksioni respirator 2 deri 4 herë në vit.

Por, si të mbrohen në këtë kohë personat që kanë sëmundje kronike?
“Ne i udhëzojmë të largohen nga ambiente ku ka shumë njerëz, mos të afrohen me persona të moshuar, fëmijë të vegjël”, tha Zhuri.

Tutje, pneumoftiziologu tregoi edhe në cilat raste përdoret inhalimi.

Po ashtu, preferohet që në këtë kohë, të mos qëndroni në ambiente ku është shumë nxehtë, pasi që ajri thahet dhe kjo shkakton problem në frymëmarrje./21Media

Back to top button