Si do të veproj Haradinaj me opozitën nëse zgjidhet kryeministër?

“Nuk do të marr asnjë vendim pa u konsultuar me opozitën”

Kandidati për kryeministër nga koalicioni, PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj tregoi se si do të bashkëpunoj me opozitën nëse zgjidhet kryeministër.

“Shpresojë që në Kosovë gjithë ka me pas opozitë të guximshme, sa herë që qeveritë ose politikanët devijojnë nga e drejta nga interesi çoftë nacional, çoftë qeverisës, çoftë qytetarë, mos me i lon rahat” tha Haradinaj.

Haradinaj tha se do të jetë një qeveri jo vetëm e pushtetarëve, por e të gjithëve në vend.

“Besoj që do të jem tjetër qeveri, një qeveri që do të përfaqësoj interesin nacional dhe do të jem qeveri jo vetëm e pushtetarëve, por e të gjithëve në vend”.

Ndërsa tha se nuk do të marr asnjë vendim pa u konsultuar me opozitën./21Media

 

Back to top button