Siguria e vajzave në shkolla, të hënën protestë para MASHTI-t

 

Nësër do mbahet protestë para protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për sigurinë e vajzave në shkolla.

Kolektivi për Mendim Kritik dhe Veprimi Feminist ka njoftuar se protesta do të nis nga ora 12:00.

“Dje, në shkollën ‘Faik Konica’ u bë publik rasti i një sulmi seksual ndaj një nxënëse në klasën e parë nga tre nxënës të klasës së shtatë. Ky rast, i cili nuk mund të lexohet si rast i izoluar, është duke e shpërfaqur edhe një herë, në mënyrë të frikshme realitetin e vajzave”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta do t’i ketë tri kërkesa kryesore:

“Futja e edukatës seksuale në shkolla, ambiente të sigurta për nxënëset/it, punësimi i punëtoreve/ëv socialë dhe psikologeve/ëve në të gjitha shkollat”.

Gjithashtu kërkohet nga të pranishmit në protestë që  t’i respektojnë udhëzimet e IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për frenimin e përhapjes së COVID – 19 duke u pajisur me maska dhe mbajtur distancën. /21Media 

Back to top button