Siguria në Kosovë, përpjekjet e Serbisë për destabilizim

Përpjekjet e Serbisë për të destablizuar Kosovën sa i përket sigurisë sa vijnë e shtohen. Në institutin Octopus vlerësojnë se Serbia po bën një propagandë kundër Kosovës, madje edhe në arenën ndërkombëtare. Hulumtuesi në këtë institut Gurakuç Kuçi thotë për rtv21 se propaganda e Serbisë kundër Kosoves a po bëhet për ta paraqitur atë si shtet të dështuar.

“…dje Kosova e mori një kërcënim të hapur nga Gjuriq për luftë dhe ne e dijmë që është vet bota serbe e cila parashikon një invazion kundrejt Kosovës. Në këtë mënyrë e mbajnë edhe propagandën në nivël të lartë. Organet e sigurisë së Kosovës kanë treguar një efektivitet të lartë. Serbia luftën hibride e ka të koordinuar me Rusinë dhe atë luftë po e bën edhe kundrejtë Kosovës, kjo luftë hibride e tyre ka intensitet të lartë.

Edhe profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, tha se Serbia përherë është përpjekur të krijoj një frymë destabilizimi në Kosovë. Siç thotë ai, Serbia tenton që para bashkësisë ndërkombëtare të fshihet nën petkun e viktimës.

“…jo vetëm sot për Serbia gjithmonë derisa të nënshkruhet një marrëveshje gjithëpërfshirese do të mundohet ta destabilizoj Kosovën. Shih vetëm dje cfarë propagande bëri Petar Petkoviqi dhe të tjerët të cilët mundohen që ta keqpërdorin situatën. Propaganda serbe është aq e madhe saqë po përpiqen që para bashkësisë ndërkombëtare të viktimizohen. Secili vend që tenton ta destabilizoj një vend tjetër ka hapësirë për ta bërë…”

Njohësi i sigurisë Bedri Elezi, konsideron se institucionet e Kosovës duhet të kenë vigjilencë të shtuar sa i përket sigurisë, marrë parasysh edhe krizën politike në të cilën ndodhet vendi.

“…deklarimet e Petkoviq dëshmojnë se Serbia dhe partnerët e saj kanë për qëllim destabilizimin në Kosovë e vecanërisht veriun, katër komunat me shumicë serbe. Këto deklarime dhe këto mesazhe të qarta nga Beogradi zyrtar duhen trajtuar me kujdes të shtuar…”

Ndër të tjera, Agjencia e Inteligjencës së Serbisë, sipas njohësve të sigurisë po bën përpjekje për të nxitur edhe ekstremizmin fetar dhe të përhapur urrejtje fetare në Kosovë. Siç raporton Policia e Kosovës, nga viti 2013, e deri më tani janë iniciuar hetime kundër më shumë se 500 personave të dyshuar për vepra penale të terrorizmit, ndërsa prej tyre janë arrestuar mbi 240 vetë./RTV21/21Media

Back to top button