Sigurohet mbështetje për fermerët, krahas gjendjes emergjente

Mustafa në mbështetje të fermerëve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka ofruar mbështetje për fermerëve dhe agro-përpunuesit me qëllim të tejkalimit sa më të mirë të situatës së krijuar si pasojë e koronavirusit dhe të mos ketë ngecje në implementimin e projekteve.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite që i bëri sot fermerit Brahim Delia, në Komogllavë të Ferizajt, ku është njoftuar nga afër me implementimin e projektit për ndërtimin e stallës për mbarështim të deleve, projekt ky i përkrahur përmes granteve investive të MBPZhR-së.

Ministri Mustafa më 16 mars, ka nxjerrë një vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019.

Back to top button