Siljanovska në gjendje të rënduar pasi takoi të lënduarit

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka takuar të lënduarit në zjarrin në diskotekën në Koçan, të cilët janë shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit, “Shën Klimenti i Ohrit”, transmeton TV21.
Në dalje nga Spitali, Siljanovska u prononcua për media ku u shfaq në gjendje të rënduar emocionale.
Ajo tregoi se të lënduarit janë në gjendje të rëndë, por se shprehu bindjen se do ta tejkalojnë këtë gjendje.
Ndërkohë që shprehu dyshime për shpërthimin e zjarrit, e cila sipas saj, ka ardhur nga shkaqe teknike, por të cilat mund të parandaloheshin”./TV21
Të paktën 51 të vdekur pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut