Simeone flet për Griezmann dhe konkurrencën brenda klubit

 
Antoine Griezmann do të rikthehet për Atletico Madridin kundër skuadrës së Espanyol, por trajneri Diego Simeone insiston që fokusi i tij qëndron vetëm tek dinamika e klubit, që opsionet e tij në sulm të jenë së bashku dhe jo në formë individuale.
Sulmuesi francez bëri një rikthim sensacional nga Barcelona, duke iu bashkua kampionit aktual të LA Ligas në formë huazimi dy vjeçar, me opsion për ta rinovuar edhe për një vit tjetër.
“E shihja që Antoine Griezmann dëshiron me çdo kusht të rikthehet tek Atletico Madridi, tejet i entuziazmuar për situatën rreth rikthimit në skuadër”, tha Simeone sot në një konferencë për media.
Tani si duket Simeone do të ketë probleme në fazën ofensive pasi që do t’i duhet të bëjë zgjedhje nga lojtarët si Griezmann, Suarez, Felix, Correa, Cunha, Carrasco, Joao Felix, Thomas Lemar dhe Marcos Llorente, për të qenë në formacionin startues.
Por, trajneri Simeone pavarësisht që ka disa talent të mëdhenj në skuadër, ai ka thënë që do t’iu duhet që të jenë së bashku dhe të tregojnë rivalitet profesional.
“Konkurrenca brenda skuadrës është rritur shumë dhe kjo do të thotë që duhet të garojmë më mirë. Fillimisht, është e lehtë që të bazohesh vetëm në emra. Unë besojë në burra dhe se si një skuadër duhet të paraqitet. Absolutisht që gjithmonë jemi duke kërkuar për një skuadër”, tha Simeone.
“Emrat nuk bëjnë ekip, burrat po. Do të synojmë të shkojmë drejt qëllimit që e kemi për këtë klub, të synojmë vetëm për më të mirën”, shtoi trajneri i Atletico Madridit.
Kampioni i La Ligas Atletico Madridi nesër do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Espanyol, takim ky që do të jetë i vlefshëm për xhiron e katërt të La Ligas spanjolle.

Back to top button