Simiq: Lajçakut ia shprehëm shqetësimet me të cilat ballafaqohemi

(Lajm i përditësuar)

Ish-deputeti, Igor Simiq u shpreh se emisarit të posaqëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot ia shprehën shqetësimet e tyre, me të cilat, siç tha ai, ballafaqohen qytetarët serbë.

Takimi i Lajçakut me përfaqësues të Listës Serbe u zhvillua në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.

Nga Lista Serbe në takim morën pjesë: Milan Radojeviq, ish-kryetar i Mitrovicës, Dragisha Milloviq, ish-kryetar i Zveçanit, Serxhan Vulloviq, ish-kryetar i Zubin Potokut, Ivan Todosijeviq, ish-deputet dhe Igor Simiq, ish-deputet.

Lajcak qëndroi në veri të Mitrovicës pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe pas atij me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza.

Fillon takimi i Lajçakut me përfaqësuesit e Listës Serbe

Ka filluar takimi mes Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Lajçak në takim me Hamzën, diskutohet për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po zhvillon takim me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën.

Siç mësohet, në takim po bisedohet për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit.

Lajçak do të shkojë edhe në veri për të kuptuar situatën atje.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti deklaroi ishte një diskutim intensiv dhe të njëjtin do ta zhvillojë edhe nesër në Beograd.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti u shpreh se në takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak theksoi nevojën që marrëveshja bazë të zbatohet tërësisht. Sipas tij, BE-ja duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes.

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti./

Pas takimit me Kurtin, Lajçak takohet me Bedri Hamzën

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar qëndrimin e tij në Prishtinë.

Lajçak pas takimit me kryeministrin e kosovës, Albin Kurtin do të niset për në veri ku do të takohet me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

Lajçak gjithashtu do e vizitojë edhe qendrën e Bashkimit Evropian në veri dhe do takohet me perfaqesues të partive politike serbe në veri./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Back to top button