Sindikata e Policisë për vrasjen e policit: Çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Kosovës!

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vrasjes së policit Muhamed Lika. Duke e cilësuar si atentat kriminal kjo sindikatë thotë se ky është është po ashtu atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit të Kosovës.

“Çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës! Policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend. Prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit tonë dhe nuk do të tolerohet. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionet e drejtësisë veprime të menjëhershme për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.

“Ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe nuk do të lejojmë që këto akte të frikësimit të lëkundin përkushtimin tonë ndaj detyrës dhe Republikës.

Nder dhe lavdi për sakrificën e Rreshter Muhamed Lika!

Sindikata e Policisë së Kosovës”, përfundon reagimi.

Rreshteri Muamed Lika u vra mbrëmë para hyrjes së ndërtesës së tij në Kaçanik. I dyshuari është ende në arrati..21Media

Back to top button