Sindikata e QKMF-së ka reaguar lidhur me rastin në Lipjan

Sindikata e QKMF-së ka reaguar lidhur me rastin në Lipjan

Sindikata e QKMF në Lipjan ka reaguar lidhur me rastin ku një qytetar akuzoi mjekët për mos ofrim të kujdesit. Lipjanasi një gjë të tillë e bëri përmes publikimit të një videoje në Facebook.

Sipas sindikatës, mjekët gjatë asaj kohe ishin duke shfrytëzuar pauzën e ditës. Sindikata e QKMF-së në Lipjan ka kërkuar nga autoritetet që të sqarohet ky rast, shkruan portali rtv21.tv.

Një gurbetqar shprehu mllefin e tij ndaj institucionit shëndetësor në Lipjan. Ai pretendon se nënës së tij, të shtyrë në moshë nuk iu ofrua ndihma nga mjeku kujdestar në shtëpinë e shëndetit në Lipjan, dhe sipas tij mjekët nuk e kishin kohën e pauzës.

Në anën tjetër Drejtori i QKMF-së në Lipjan, Agim Krasniqi dha disa sqarime lidhur me rastin në fjalë. Sipas Krasniqit, 1) Mjeku ka qenë në kohën e rregullt të pauzës, 2) Qytetari nuk është lajmëruar fare në recepcionin e QKMF-së, i cili është obligim i çdo pacienti të lajmërohet në sportel dhe pastaj të orientohet te mjeku ku do të marr shërbimin, 3) Infermieret kanë qenë në vendin e tyre të punës dhe me mirësjellje dhe pa asnjë paragjykim i kanë ofruar shërbimin e kërkuar shëndetësor duke e përcjell pacientin deri te ordinance e mjekut ku ka marr shërbimin e kërkuar. 4) E gjitha kjo është e vërtetuar nga kamerat e sigurisë në institucionin e QKMF-së./21Media