Sindikata e Re e KEK-ut nesër do të mbajë protestë

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ditën e nesërme ka paralajmëruar se do të mbajë protestë para zyreve të KEK-ut.

Arsyja e kësaj proteste, thuhet në njoftim se janë rritja e pagave për të gjithë punëtorët,pagesa e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira, dhe pagesa e fundjavës për punëtorët me ndërrime, siç e kërkon ligji.

“Sot, gjatë tubimit në Termocentralin Kosova A, morëm mbështetje të jashtëzakonshme nga punëtorët për protestën që do të mbahet nesër, më 24 tetor 2024, në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00 para zyrave të KEK-ut. Jemi të vendosur për të kërkuar: Rritjen e pagave për të gjithë punëtorët, Pagesën e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira, Pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime, siç e kërkon ligji. Mos harroni, kjo protestë është për të drejtat dhe dinjitetin tonë si punëtorë të KEK-ut! Është koha të tregojmë që kërkesat tona janë të drejta dhe të merituara. Secili zë i juaji ka rëndësi dhe bashkimi ynë është arma jonë më e fuqishme!
Ju ftojmë të gjithëve të bashkoheni në protestën e nesërme, me një zë të fuqishëm për të kërkuar atë që na takon me të drejtë! Bashkë jemi më të fortë!”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button