Sindikata e Sektorit Privat te Kosovës paralajmëron grevë gjenerale

 

Sindikata e Sektorit Privat te Kosovës ka paralajmëruar grevë gjenerale. Sipas njoftimit nga kjo sindikatë greva do të bëhet për shkak të mosreflekimit të Qeverise se Kosovës dhe presionit te punëtorëve lidhur me mos pagesën e pagave shtesë për kohën e pandemisë.

“Dhe fundi i javës se ardhshme do te jete fillimi i grevës se përgjithshme te të gjithë punëtorëve teknik dhe sigurimit fizik neper Qendrat spitalore QMF dhe ambulantë. Qeveria edhe pas 20 ditësh nuk doli me vendim lidhur me pagesat e kësaj kategorie. “, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button