Sindikatat e Arsimit të Evropës mbështesin SBASHK-un

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës sonte ka informuar se drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken ka zhvilluar takim virtual me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, me ç’rast kanë diskutuar për grevën në arsim.
SBASHK-u ka bërë të ditur se Flocken ka shprehur përkrahje në emër të 11 milionë anëtarëve nga e tërë Evropa dhe ka shtuar se do të komunikojë edhe me Konfederatën e shërbyesve civilë të Evropës për të alarmuar për gjendjen, duke u shprehur e sigurtë do të jetë zë i fuqishëm i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës.
“Shpjegimin e ngjarjeve dhe paraqitjet publike të qeveritarëve dhe për gjendjen e vështirë ekonomike të grevistëve në prag të dimrit, ata me pagat ekzistuese nuk kanë mundësi të sigurojnë as lëndë drurore për ngrohje e lëre më artikuj të tjerë jetësor e kanë emocionuar drejtoren e përgjithshme Flocken, e cika ka shprehur përkrahje të fuqishme në emër të 11 milionë anëtarëve nga e tërë Evropa dhe ka shtuar se do të komunikoj edhe me Konfederatën e shërbyesve civilë të Evropës për të alarmuar për gjendjen duke u shprehur e sigurtë se kjo Konfederatë, që ka miliona anëtarë do të jetë mbështetëse dhe zë i fuqishëm i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës. Ajo ka deklaruar se që tani do të alarmojë Komisionin Evropian dhe sektorët gjegjës në BE dhe në koordinim me ta do të udhëtojë në Kosovë për të ofruar përkrahjen e fuqishme për SBASHK-un dhe SPAK-un. Qëndroni të palëkundur në mbrojtje të anëtarësisë tuaj edhe përkundrazi të gjitha këtyre presioneve ju percjellni përkrahjen time dhe të të gjithë anëtarësisë së Sindikatavë të Arsimit të Evropës për anëtarësinë e SBASHK-ut dhe të Kryetarit Jasharaj.”, është bërë e ditur në komunikatën e SBASHK-ut.
Nga data 25 gusht, shkollat janë në grevë në të gjithë Kosovën. Sindikatat po kërkojnë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave./21Media

Back to top button