Sipas Abdixhikut, shteti mashtroi në lapsa e emblema pavarësie

Abdixhiku ka komentuar ndarjen e 500 mijë eurove për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka deklaruar se shteti në shënimin e pavarësisë ka dhënë lehtësisht dhe në mashtrim 500 mijë euro.

Ai ka shkruar në facebook se 2540 kosovarë duhet të punojnë një vit rresht, nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushim dhe me kompenzim minimal për mbijetesë, për t’i ndarë nga pagat e tyre 500,000 euro tatim për shtet.

“E shteti i tyre, në i thënshin ashtu, i shpërndanë këto 500,000 euro lehtësisht në mashtrim. Dhe atë në festim të pavarësisë. Paguan dhjetëfish më lirë e faturon dhjetëfish më shtrenjtë. Mashtron në lapsa e emblema pavarësie, në parakalim të ushtrisë e në flamur të Republikës. Mashtron në vet deklaratën e pavarësisë – 27,000 euro për shtatë kopje të saj. Pa marre, publikisht, pa brengë”, ka shkruar ai në facebook.

Qeveria e Kosovës më 12 shkurt ka ndarë 500 mijë euro për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë. Haradinaj kishte thënë se mjetet do të ndahen nga kategoria e rezervave./21Media

Back to top button