Sipas Kushtetutës duhen të paktën 61 vota për zgjedhjen e Qeverisë

Zgjedhja e Qeverisë sipas Kushtetutës

Qeveria e Kosovës konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që i bie që së paku duhet t’i ketë 61 vota.

Në Kushtetutën e Kosovës, janë paraparë edhe procedurat tjera në rast se Qeveria nuk merr shumicën e votave të nevojshme.

“Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në Kushtetutë.

Po ashtu, theksohet se anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit.

Back to top button