LSDM: Lëvizja Besa jashtë kabinetit të ri qeveritar

Sipas LSDM-së nuk është arritur marrëveshje

Lidhja social demokrate e Maqedonisë këtë pasditë permes një kumtesë njoftoi se Lëvizja Besa nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, për shkak se, siç thonë, nuk kanë arritur marrëveshje. Në kumtesën thuhet se LSDM është e hapur për bashkëpunim me këtë parti.

Në kumtesën e LSDM-së thuhet:

Lajmërojmë se, në lidhje me negociatat e zhvilluara me partinë Besa, edhe pse u pajtuam se kemi qëndrimin e njëjtë në lidhje me reformat për zhvillim demokratik dhe europian të Maqedonisë, për një pjesë të çështjeve, nuk arritëm të merremi vesh. Jemi të hapur për bashkëpunim në lidhje me mbështetjen që ka të bëjë me reformat në Maqedoni, si dhe për gjithçka tjetër që është në interest ë qytetarëve./21Media

Back to top button