Sirianët festojnë rënien e Bashar Asadit
Turmat u mblodhën në Damask të Sirisë të dielën për të festuar rënien e qeverisë së Bashar Asadit me thirrje, lutje dhe të shtëna herë pas here me armë zjarri pasi luftëtarët e opozitës hynë në kryeqytet pas një përparimi mahnitës.
Rami Abdurrahman i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës i opozitës siriane, tha se Assad mori një fluturim nga Damasku dhe u largua herët të dielën. Nuk ka asnjë deklaratë të menjëhershme zyrtare nga qeveria siriane dhe vendndodhja e Asadit mbetet e panjohur.
Ishte hera e parë që forcat opozitare kishin arritur në Damask që nga viti 2018, kur trupat siriane rimorën zonat në periferi të kryeqytetit pas një rrethimi shumëvjeçar.
Një natë më parë, forcat opozitare kishin marrë qytetin qendror të Homsit, i treti më i madh në Siri, pasi forcat qeveritare e braktisën atë.
Ngjarjet me zhvillim të shpejtë kanë tronditur rajonin. Libani tha se po mbyllte të gjitha pikat kufitare tokësore me Sirinë, përveç një që lidh Bejrutin me Damaskun. Jordania mbylli gjithashtu një pikë kufitare me Sirinë./21Media
Kush është Bashar al-Assad, lideri sirian, familja e të cilit sundoi për më shumë se 50 vjet?