Sistemi ETIAS “kusht i ri për vizat”, Fetahu: Do të ishte fatkeqësi dhe padrejtësi e madhe…

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, lidhur me kërkesën e Francës që hyrja eventuale e një vendimi për vizat për Kosovën të lidhet me sistemin e sigurisë ETIAS, tha se do të ishte fatkeqësi dhe padrejtësi e madhe.
“Është një kusht totalisht i ri dhe nuk është pjesë e paketës së kushteve për të marr liberalizimin e vizave dhe nëse lajmet fillestare që erdhën nga takimi i tetorit tani valudohen besoj që është një regres…”, tha Fetahu në “21Drejtpërdrejt”.
Tutje, Fetahu tha se nuk kanë pritshmëri dhe informacione nëse do të vendoset si kusht ETIAS, mirëpo nëse vendoset, ai tha se kemi të bëjmë me një veprim politik./21Media

Back to top button