Sveçla nga Ura e Ibrit: Situata e qetë, kemi kapacitete për t’i mbajtur zgjedhjet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkuar sot te Ura e Ibrit.
Nga aty, Sveçla ka thënë se ka shkuar atje për koordinim të punëve. Ai tha se situata atje është e qetë dhe se kanë kapacitet për t’i mbajtur zgjedhjet.
“Policia e Kosovës bën plane të saj dhe në bazë të vlerësimit të saj, ne i shtojmë kapacitetet aq sa ka nevojën. E respektojmë opinionin ambasadorit amerikan, janë institucionet ato që vlerësojnë aspektin e mbajtjes së zgjedhjeve”, tha ai.
Ministri do të mbajë sot pasdite konferencë për media./21Media

Back to top button