Situata e zjarreve në Shqipëri, Peleshi: Katër vatra janë ende aktive

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka bërë të ditur se aktualisht janë 4 vatra aktive zjarri në të gjithë territorin e vendit.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Peleshi ka shkruar se problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari.

Sipas Niko Peleshit të gjitha forcat operacionale janë shpërndarë me grupe në zona të ndryshme për të krijuar një perimetër për të ruajtur vijën e zjarrit ekzistues dhe për të fikur çdo aktivizim në kufijtë e zjarrit dhe në thellësi të tij.

Postimi i tij i plotë:

🔥🔴 Situata e zjarreve në vend

4 vatra aktive zjarri janë aktualisht në të gjithë territorin e vendit.

Problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari. Forcat operacionale nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë të mbajnë nën kontroll situatën, për të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh.

Në fshatin Madhesh, njësia administrative Ulëz në Mat zjarri i rënë ka marrë përmasa të menjëhershme dhe po avancon në drejtim të fshatit Stojan. Veç forcave operacionale në terren ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri #Cougar.

Vijon ndërkaq edhe operacioni për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit të rënë në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë, ku flakët janë pranë liqeneve të Lurës.

Era e fortë ka vështirësuar aksionin për shuarjen e zjarrit edhe në vatrën e regjistruar një ditë më parë në midis malit të Xhyrës dhe njësisë admnistrative Qukës në bashkinë e Prrenjasit.

Të gjitha forcat operacionale janë shpërndarë me grupe në zona të ndryshme për të krijuar një perimetër për të ruajtur vijën e zjarrit ekzistues dhe për të fikur çdo aktivizim në kufijtë e zjarrit dhe në thellësi të tij.

Back to top button