Situata humanitare në Ukrainë po kthehet në një krizë trafikimi njerëzor
Përfaqësuesja Speciale e OKB-së për Dhunën Seksuale, Pramila Patten tha të hënën se ajo beson se situata humanitare në Ukrainë po kthehet në një krizë trafikimi njerëzor.
“Gratë dhe fëmijët që ikin nga konflikti janë në shënjestër për trafikim dhe shfrytëzim, në disa raste përballen me ekspozim të mëtejshëm ndaj përdhunimit dhe rreziqeve të tjera ndërsa kërkojnë strehim”, tha Patten.
Ajo tha se adresimi i çështjes do të kërkojë “një përgjigje koherente dhe të koordinuar në nivel të institucioneve evropiane” dhe “një reagim të koordinuar, të integruar ndërkufitar partnerë humanitar, agjenci të zbatimit të ligjit, forcat kufitare, zyrtarë të imigracionit dhe liderë politikë”, raporton CNN.
Përfaqësuesja speciale e OKB-së shtoi se ajo vizitoi qendrat e pritjes në kufijtë e Ukrainës në Poloni dhe Moldavi.
Ajo i quajti sfidat e mbrojtjes në lidhje me zhvendosjen e ukrainasve të paprecedentë.
“Mungesa e verifikimit të vazhdueshëm të ofertave të akomodimit dhe aranzhimeve të transportit është një shqetësim serioz, si dhe kapaciteti i kufizuar i shërbimeve të mbrojtjes për të adresuar shpejtësinë dhe vëllimin e zhvendosjes. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime në lidhje me shumëllojshmërinë e vullnetarëve, me verifikim të kufizuar dhe pak ose aspak trajnim ose përvojë”, tha Patten.
Sipas saj, “rrëfimet anekdotike të besueshme nga stafi humanitar” në një qendër pritjeje për refugjatët ukrainas në Przemysl, Poloni, në lidhje me përpjekjet e dyshuara për trafikim njerëzor përfshijnë:
Një vullnetar mashkull kontaktoi me një 19-vjeçare, të cilën më vonë e zgjoi në dhomën e gjumit në orën 2 të mëngjesit me orën lokale, duke i ofruar një udhëtim në Francë. Një tjetër vullnetar dyshoi për vullnetarin mashkull që bredh në dhomat e gjumit në orët e hershme të mëngjesit dhe ndërhyri.
Një tjetër mashkull i veshur me një jelek vullnetar dhe duke qëndruar me një shenjë në sallën e stacionit të trenit, u pa duke ofruar transport falas nga Polonia në Gjermani. Vullnetarët e tjerë dyshuan dhe informuan forcat lokale të ligjit kur vunë re se burri po zgjidhte vetëm vajza të reja për transport në furgonin e tij.
“Përhapja e dhunës seksuale në konflikte gjatë historisë na mëson se përforcimi i parandalimit, mbrojtjes dhe ofrimit të shërbimeve është kritike që nga fillimi i çdo konflikti të armatosur”, tha Patten.
“Për të adresuar këtë sfidë, është thelbësore të sigurohet që niveli i fokusit politik, si dhe shpërndarja e burimeve për një përgjigje gjithëpërfshirëse, të jetë në përpjesëtim me shkallën dhe kompleksitetin e problemit”, përfundoi ajo./21Media