Situata momentale në grupin B të Ligës së Kampionëve

Njëra nga grupet më interesante dhe më të paparashikueshme të Ligës së Kampionëve në këtë edicion padyshim se është grupi B ku bëjnë pjesë skuadra të mëdha evropiane si Liverpooli, Milani, Atletico Madridi dhe Porto.
Deri më tano janë zhvilluar tri ndeshje në këtë grup dhe është skuadra angleze Liverpool ajo e cila i ka tri fitore, kurse Milani vazhdon të bëfasojë duke mos e shijuar ende triumfin dhe rrjedhimisht ka zero pikë deri më tani.
Liverpooli se fundit e mposhti Altetico Madridin me rezultat 3-2, kurse Milani u mposht nga Porto me rezultat minimal 1-0.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, grupin B e kryeson Liverpooli me nëntë pikë, i ndjekur nga Atletico Madridi me katër pikë, pastaj vjen Porto me katër pikë dhe Milani që tashmë e ka vënë në dyshim serioz kualifikimin tutje pasi vazhdon të mbetet pa pikë.

Back to top button