Situata në rajon, komandanti i KFOR-it takoi presidentin e Sllovakisë

Komandanti i misionit të KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka pritur sot në takim presidentin e Sllovakisë Peter Pellegrini, me të cilin ka biseduar mbi situatën e sigurisë në rajon.
Gjeneralmajor Ulutash nënvizoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës.
Ai përshëndeti gjithashtu kontributet sllovake në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.