Situata në veri vazhdon të jetë e qetë

Situata në veri aktualisht është e qetë. Kështu konfirmoi për portalin rtv21.tv zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Në rregull është” tha ai.
Kurse në natën e 9 dhjetorit një shpërthim me mjete piroteknike ka ndodhur në afërsi të lagjes Tre Rrokaqiejt.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Besim Hoti.
“Shpërthim me mjete prioteknike besohet. S’ka ndonjë rrezik”, ka thënë Hoti mbërmë
Ai po ashtu ka dekalruarse situata në veri të vendit edhe mbrëmë ka qenë e qetë.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur edhe disa shpërthime me mjete piroteknike, shok-bomba, granata dore, ka pasur edhe gjuajtje me armë ku është plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button