Situata nga helmimi në Malishevë po shkon drejt normalizimit

(Lajm i përditësuar)

Situata e përgjithshme nga helmimi i dyshuar nga ushqimi gjatë pasdites të së shtunës ka filluar të shkojë drejt normalizimit, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Deri tash, 215 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore që dyshohet se janë të lidhura me helmimin në një lokal në Malishevë.

“Por pavarësisht kësaj, monitorimi dhe kujdesi i shtuar do të vazhdojë nga ana e personelit së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe organeve tjera kompetente”, thuhet në njoftimin e Komunës.


Paraburgim për pronarin e lokalit në Malishevë ku dyshohet se u helmuan mbi 200 qytetarë

Një muaj paraburgim iu është caktuar pronarit të lokalit në Malishevë ku të premten dyshohet se u helmuan 205 qytetarë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Lekë Muqaj.

Masa e paraburgimit i llogaritet nga 13 tetori.


Në 205 shkon numri i personave që dyshohet se u helmuan në Malishevë

Në 205 ka shkuar numri i personave që dyshohet se u helmuan nga ushqimet që konsumuan në një lokal të ushqimeve të shpejta në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar për kallxo.com Afrim Krasniqi, drejtor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

“Deri tani 205 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Të gjithë janë paraqitur me simptoma të njëjta, vjellje, temperaturë, ethe. Disa janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, disa në QKUK në Prishtinë”, tha ai.


Situata me helmim në Malishevë, Suhareka gati për t’iu dalë në ndihmë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur gatishmërinë e komunës së tij që t’iu ndihmojnë komunës fqinje, Malishevës, pas situatës me helmim të mbi 150 qytetarëve.

“Natyrisht besojmë, që institucionet shëndetësore në Komunën e Malishevës do t’ia dalin me situatën e fundit të helmimit, dhe se me profesionalizëm po punohet në tejkalimin e kësaj situate. Megjithate ekipet tona shëndetësore nga komuna jonë, janë të gatshme t’ju ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që e kanë të nevojshme. Për këtë rast kam biseduar edhe me Kryetarin z.Ekrem Kastrati, duke e shprehur gatshmërinë tonë.” – ka shkruar kryetari Muharremaj, të dielën në rrjetin social “Facebook”.

Mbrëmë u raportua se numri i personave të helmuar nga ushqimi në një lokal në Malishevë ka shkuar 158. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Malishevës, derisa ka thënë se situata aktualisht është nën kontroll.

“Sipas drejtorit për Shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, pavarësisht rritjes së numrit të personave të helmuar, situata është nën kontroll të plotë dhe janë marrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 64 kilogramë produkte mishi në lokalin ku dyshohet se u helmuan dhjetëra qytetarë në Malishevë.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka thënë se në këtë lokal janë marrë 5 mostra të produkteve ushqimore dhe 26 strisho nga hapësirat e punës mjetet e punës dhe duart e personelit.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar lidhur me helmimin e disa qytetarëve në Malishevë.
Ai ka thënë se mbrëmë ka vizituar të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK.

Sipas tij, gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile.Ndërsa, ka shtuar se Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit.helmim

Back to top button