Zjarret afër bregdetit shtyjnë disa turistë të largohen nga Shëngjini

(Lajm i përditësuar)
Zjarret afër bregdetit shtyjnë disa turistë të largohen nga Shëngjini
Situata me vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin vazhdon të jetë problematike.
Pasditen e së martës, zyrtarë të bashkisë së Lezhës kanë thënë se është djegur një biznes privat në afërsi të plazhit te Rana e Hedhun në zonën turistike të Shëngjinit.
Zjarri ka kapluar çadrat dhe rrethojën në kompleksin turistik Inheritor, që gjendet pranë portit të Shëngjinit, në zonën që njihet si Rana e vogël.
Sipas raportimeve, disa turistë po largohen.
Situata e zjarrit në Shëngjin është përkeqësuar, teksa banorë, subjekte private, autobote me ujë janë angazhuar për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka përparuar dhe ka përfshirë edhe rrethimin e një resorti në çadrat e para.
Vatra të reja shfaqen vazhdimisht duke e vështirësuar punën e zjarrfikësve.
Ditën e djeshme u angazhua edhe një helikopter për shuarjen e flakëve, megjithatë situata vijon të mbetet e rënduar. /vizionplus.tv