Situatë e qetë në veri të Kosovës

Situata aktuale një javë pas ballafaqimit të Policisë së Kosovës me një grup serb të armatosur rëndë në Banjskë të Zveçanit është e qetë, kështu për portalin rtv21.tv tha zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën veriore, Veton Elshani.

Ai tha se situata vazhdon të jetë e qetë.

Polici, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë dhe një dy të tjerë u plagosën, si pasojë e përleshjes me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit. Rasti ndodhi më 24 shtator në orët e para të mëngjesit, pasi që policia kishte pranuar informatën për vendosjen e dy kamionëve pa targa në urën në hyrje të fshatit Banjskë, të cilët kishin bllokuar lëvizjen./21Media

Back to top button