Situatë e tensionuar në Kashmir, vriten pesë civilë brenda 24 orëve

Pjesë të Kashmirit të administruar nga India janë të tensionuara pasi pesë civilë u vranë në dy sulme në të njëjtën zonë në më pak se 24 orë.
Katër persona u vranë dhe nëntë u plagosën pasi militantët qëlluan në tre shtëpi në lagjen Rajouri të dielën në mbrëmje.
Shkaku i shpërthimit nuk u bë qartë.
Zyrtarë të lartë të policisë kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Sulmi i së dielës ka shkaktuar protesta dhe greva në Rajouri pasi njerëzit fajësuan administratën lokale për dështimin e sigurisë.
Katër personat që u vranë të dielën ishin nga komuniteti pakicë hindu në Kashmir me shumicë myslimane./21Media

Back to top button