Sivjet ekonomia e Kosovës pritet të rritet në 4%

 

Banka Botërore ka publikuar një raport për ekonominë e Kosovës. Sipas këtij raporti, ekonomia e Kosovës sivjet pritet të rritet në 4 përqind.

Sipas raportit këtë vit pritet të vendoset nën kontroll pandemia COVID-19 e për çka do të rikthehet edhe besimi i konsumatorit dhe biznesit.

“Pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 6.9% në vitin 2020, ekonomia e Kosovës tani pritet të rritet 4% këtë vit pasi #COVID19 vendoset nën kontroll dhe besimi i konsumatorit dhe biznesit rikthehet”, thuhet në raportin e Bankës Botërore./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button