S’ka bisedime mes Moskës e Kievit

Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Andrei Rudenko ka thënë se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave”, u tha ministri i jashtëm gazetarëve në Nizhny Novgorod, Rusi.
Rudenko shtoi se Kievi është tërhequr nga bisedimet diplomatike pasi ai përsëriti se negociatat nuk po ndodhin “në asnjë formë”.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se ai e kupton nevojën për dialog me Rusinë dhe se nga ana e tyre, “jo të gjitha urat diplomatike janë djegur”./21Media

Back to top button