S’ka dialog social, sindikatat paralajmërojnë protesta të reja

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar themelimin e Këshillit Ekonomik-Social, për të diskutojnë mbi problemet e punëtorëve. Sindikatat thonë se bllokimi i dialogut social ka krijuar pakënaqëssi të mëdha në shumë sektorë. Brenda javës së ardhshme janë paralajmëruar protesta të reja të punëtorëve të Sindikatës së Re të KEK-ut, pas grevës së minatorëve dhe protestës së njësive të policisë

23 vjet që kur filloi punën e mirëmbajtësit të Qendrave Mjekësore Familjare në Prishtinë. Sylejman Zeneli, çdo ditë përballet me problemet në vendin e punës dhe siç thotë, diskriminim me pagën mujore.

“I kem afër 32 qendra në gjithë komunën e Prishtinës që i mbulojmë ne. Ne jemi punëtor shërbim teknik, mirëmbajtje, jemi shumë të anashkalum apo të diskriminum sa i përket pagës mujore. Na u kanë mohu do të drejta që e kena pasë shujtën prej 44 eurove, na e kane hjekë, koeficientin e kena 3.8, kështu që pagën e kemi 370 euro”, tha Zeneli.

Grevat dhe protestat e punëtorëve për pagat dhe kushtet e punës të nisura prej javësh në Kosovë, duket se do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Kryetari I Sindikatës së Re të KEK-ut. Nexhat Llumnica, ka paralajëmruar mbajtjen e protestës për shkak se, sic thotë, në këtë ndërmarrje nuk ka pasur ngritje të pagave që prej vitit 2018.

“Ne e kemi paralajmëru protestën me 7-të nëntor për ngritje të pagave, ende nuk kemi ndonjë përgjigje konkrete nga menaxhmenti i KEK-ut për këtë realizim. Por, është edhe pagesa e fundjavës për punëtorët me ndërrime të cilët kanë fituar në Gjykatën Themelore, në Gjykatën e Apelit, ua kanë marrë një pjesë të parave të tyre me përmbarues, mirëpo KEK-u ende nuk është duke e respektu, dhe derisa nuk kemi përgjigje do të vazhdojmë me protest”, tha Llumnica.

Që prej grevës së punonjësve të arsmit në vitin e kaluar dhe pakënaqësiev të shprehura në miniera dhe tek policët, një proces i dialogut social nuk është rivendosur. Qeveria ka refuzuar që të dialogojë me sindiktatat.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi, ka kërkuar që të themelohet Këshilli Ekonomik-Social, për të diskutuar problemet e punëtorëve.

“Situatë problematike duke e pasur parasysh që pos që patëm grevë, pos që patëm protesta, me theks të veçantë protestë e papame ishte kjo e policisë që nuk do të duhej të vinte situata që të na protestojnë policët po kemi edhe institucione të tjera që kanë lajmëru protestë. Prandaj, unë konsideroj se në urgjencë është mirë që të bisedohet e qeveria ti kryej obligimet e veta, ta themeloj Këshillin Ekonomiko Social, që përmes këtij këshilli ku përfaqësohen federatat dhe Bashkimi i Sindikatave të Kosovës të arrin t’i diskutoj dhe t’i gjejë zgjedhjet për të gjitha telashet e problemet e mundshme të puntorisë në Republikën e Kosovës”, tha Gashi për RTV21.

Dialogu social përfshin të gjitha llojet e negocimit, konsultimit ose shkëmbimit të informacionit ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë, punëdhënësve dhe punëmarrësve për çështjet me interes të përbashkët në lidhje me politikat ekonomike dhe sociale./21Media

Back to top button