S’ka konstituim, seanca vazhdon nesër

(Lajm i përditësuar)

As sot nuk u arrit konstituimi i Kuvendit, kryesuesi i seancës Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet nesër ( 26 korrik) në ora 14:00.


“Ktheju rendit të ditës”, Dehari ua ndërpren fjalën deputetëve

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ndërpreu fjalën e deputetëve kur ata u ftuan që ta propozonin anëtarin për  formimin e komisionit të fshehtë.

Vlora Çitaku nga PDK, Hykemte Bajrami nga PDK, dhe Time Kadriaj nga AAK-ja i kërkuan Deharit që ta respektojë Kushtetutës dhe t;i kthehet rendit të ditës, pas kësaj ai ua ndërpreu fjalën.


Zemaj: Ndoshta masa e Kushtetueses i ka dy kuptime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se masa  e Gjykatës Kushtetuese, ka dy kuptime

“Ndoshta i dy ka kuptime kjo masë, e para që nuk do që të lë vakum të keqpërdorimit të seancës apo ndonjë vendimi arbitrar nga kryesuesi i seancës, dhe e dyta që t’i japë hapësirë LVV-së që në kuadër të vendimit paraprak të gjykatës, të gjejë bashkëpunimin që mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Problemi është i qartë, Albin Kurti e VV nuk e ka hallin e Kuvendit, e ka të qeverisë, nuk i ka numrat”, ka thënë ai.


Limaj: Pasi të kryet seanca flasim

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj nuk foli për gazetarët lidhur me atë se a ka arritur dakordim me LVV-në.

Ai thja se për këtë do të deklaraohet pas seancës.

“Masi të kryhet seanca flasim. Komentet i kam pas seancës”, tha ai./21Media


Ambasadorët arrijnë në Kuvend

Ambasadorët  e SHBA-së, BE-së,  ai i Gjermanisë kanë arritur në Kuvendin e Kosovës, për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit.

Seanca nuk ka nisur ende ani pse ishte paraparë të niste në orën 11:00./21Media


Haradinaj: Masa e përkohshme e Kushtetueses na jep shpresë për zhvillime të reja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj para seancës së Kuvendit tha se masa e përkohshme  e Kushtetueses iu jep shpresë së pas dy javëve mund të ketë edhe zhvillime të reja.

Ose vendim të ri të Gjykatës me një masë finale…andaj mendoj se kjo dy javë nuk është shenjë e keqe pra nuk do të shkohet pakufi pa një përgjigje.”, tha ai./21Media


“Ende s’kemi përgjigje nga Nisma”, Haxhiu: Nëse s’ka reflektim e vetmja zgjidhje mund të jenë zgjedhjet

Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se LVV është pro konstituimit të Kuvendit e jo shkuarjes në zgjedhje.

“Në qoftë se nuk ka reflektim edhe në raport me analizën kushtetuese vetmja zgjidhje mund të jenë zgjedhjet”, tha Haxhiu.

Sipas saj duhet patjetër të gjendet mënyra për të dalë nga kjo situatë. Sa i përket takimet me Nismën tha se ende nuk kanë marrë përgjigje nga ta.

“ Ne kemi qenë shumë të gatshëm që t’i kemi partner në qeveria dhe urojmë ta kemi përgjigjen pozitive të Nismën, por fillimisht duhet ta konstituojmë Kuvendin.”, u shpreh ajo./21Media


Sot nën vëzhgimin e ambasadorëve, përpjekja e 52-të për konstituim të Kuvendit

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot, për herë të 52-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Në vazdimin e seancës konstituive, që pritet të nis në orën 11:00, të pranishëm do të jenë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

“Duke qenë se është mundësia e fundit për ta konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në Parlament”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Kosovë.

Tentimi i 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të mërkurën nuk ka dhënë asnjë rezultat. Ndryshe nga herët tjera, nuk është hedhur në votim fare formimi i komisionit për votim të fshehtë, pasi pati një përplasje mes kryesuesit të seancës, Avni Dehari dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.

Back to top button