S’ka nevojë më për test negativ për të hyrë në Mal të Zi

 

Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi, ka rishikuar sot në mbrëmje masat anti COVID dhe ka vendosur edhe në lidhje me hyrjen e shtetasve të huaj në këtë vend.

Kështu, prej nesër, 12 Janar 2021, të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban si dhe të lejojë hyrjen e lirë të të gjithë shtetasve të huaj pa obligimin për të paraqitur një test negativ PCR

Ky vendim është i vlefshëm deri në një vendimmarrje të dytë.

Vendimi që të gjithë shtetasit e huaj, në këtë rast edhe ata të Republikës së Kosovës, mund të hyjnë pa një test negativ PCR në Malin e Zi është konfirmuar edhe nga Ambasada Shqiptare në Mal të Zi.

Back to top button