“S’ka ushqim, ujë, energji elektrike apo gaz në Mariupol”
Mariupoli – një nga qytetet ukrainase të goditur më keq nga luftimet, në orët e fundit, një spital maternitet dhe një spital për fëmijë thuhet se është goditur nga një sulm rus.
Myhajlo Todurov – i cili dikur jetonte në Mariupol para se të transferohej në Slloveni dy dekada më parë, thotë se nuk ka marrë lajme nga familja e tij atje për tetë ditë, transmeton rtv21.tv.
Duke folur para sulmit në spital, Todurov thotë se situata në qytet është një “katastrofë e madhe”.
“Aty janë edhe gjyshërit, hallat dhe familjet e tyre. Kam arritur të dëgjoj nga disa miq në Mariupol të dielën, por që atëherë nuk kam dëgjuar asgjë. [Njerëzit] thonë se nuk ka ushqim, ujë, rrymë apo gaz. Njerëzit po ndezin zjarre dhe po gatuajnë atë që kanë”./21Media