Skandali familjar, Ibrahim Tatlıses padit vajzën

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në përmasa ligjore, duke detyruar artistin të shtyjë koncertet dhe të paraqitet në gjykatë.

Sipas mediave turke, Ibrahimi u pa në Gjykatën e Bitezit në Bodrum për të dhënë dëshminë e tij lidhur me një incident të rëndë të ndodhur mes tij dhe vajzës. Sipas pretendimeve që kanë bërë xhiron e mediave turke, Dilan Çıtak i ”ka hedhur të atit një telekomandë” gjatë një debati, veprim që autoritetet e kanë cilësuar si rrezik potencial.

Pas kësaj ngjarjeje, Ibrahim Tatlıses ka marrë vendimin e fortë për ta paditur vajzën e tij, duke e çuar konfliktin familjar në dyert e drejtësisë. Mediat raportojnë se këngëtari është paraqitur në gjykatë me karrocë çka ka shtuar edhe më shumë vëmendjen e publikut.

Si pasojë e këtij skandali, Tatlıses ka shtyrë dy koncerte të planifikuara në Gjermani.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ndërsa pritet që procesi gjyqësor të zbardhë detajet e plota të këtij konflikti që ka tronditur showbizin turk.

Back to top button