Kaloni te përmbajtja kryesore

“Skandaloze!” – Bajrami kundërshton thirrjen e ZRrE për kontrata me operatorë privatë

Pas thirrjes së ZRrE, e cila bëri drejtuar konsumatorëve për të lidhur marrëveshje për furnizim elektrik me furnizuesit e licensuar komercial, ka reaguar Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ajo këtë e ka quajtur skandaloze

“Zyra e Rregullatorit për Energji, si një ndër akterët kryesorë që bart mbi supe përgjegjësinë për gjithçka që po ndodh në sektorin e energjisë në vend, sot paska dalë me një thirrje skandaloze”, ka shkruar ajo.

“Edhe një gjë: paskeni thënë se Gjykata ju ka dhënë të drejtë, por s’po dihet ku dhe kur, sepse në muajin e fundit ne jemi dëshmitarë të dhjetëra vendimeve të Gjykatës Komerciale, të cilat janë në favor të bizneseve jo në favor tuajin”, ka shtuar ajo.

ZRrE ka njoftuar se KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit do të furnizojë bizneset për periudhën 60-ditore e cila përfundon me 30 korrik.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button