“Skenar bllokues”, Kolshi: Shmangia e vendimit të Kushtetueses është shkelje

(Lajm i përditësuar)

“Skenar bllokues”, Kolshi: Shmangia e vendimit të Kushtetueses është shkelje

Melosi Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësinë në ”click” të RTV21 ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës ka obligim kushtetues ta zbatojë në përpikëri aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se çdo përpjekje për ta anashkaluar apo interpretuar ndryshe këtë vendim përbën shkelje të rëndë kushtetuese.

Sipas Kolshit, moszbatimi i vendimit nuk cenon vetëm rendin juridik, por hap rrugë për një skenar të rrezikshëm bllokues institucional.

“Kuvendi duhet ta zbatojë në përpikëri vendimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky është obligim kushtetues për të gjitha institucionet, përfshirë edhe Kuvendin. Çdo shmangie e re apo tentim për të mos e zbatuar vendimin është jashtë kornizave dhe përbën një skenar bllokues,” tha Kolshi.


Kolshi: Presidentja Osmani duhej ta dërgonte konstituimin e Kuvendit në Kushtetuese

Melosi Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësinë në ”click” të RTV21 ka deklaruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është dashur të ketë dilema serioze kushtetuese lidhur me vlerësimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, në vend që ta mandatojë kandidatin për kryeministër dhe ta njohë Kuvendin si të konstituuar, Osmani është dashur që këtë çështje ta adresojë në Gjykatën Kushtetuese, për të sqaruar nëse procesi ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit,

“Osmani është dashur të ketë dilema serioze kushtetuese për ta vlerësuar nëse konstituimi i Kuvendit ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren. Në vend se ta mandatojë kandidatin dhe ta njohë Kuvendin si të konstituuar, veprimi më i duhur do të ishte që këtë çështje ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese,” tha Kolshi.


Kolshi për vendimin e Kushtetueses: Zgjedhja e Rashiqit u bë jashtë kornizës kushtetuese

Melosi Kolshi, në “Click” në RTV21 vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e minoritetit serb.

Sipas Kolshit, ky vendim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pasi procedura e ndjekur nga Kuvendi ka devijuar nga parimet kushtetuese që rregullojnë përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë.

“Gjykata Kushtetuese e ka bazuar vendimin e saj parimisht në Kushtetutë, duke konstatuar se vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e Nenad Rashiqit nuk ka qenë i bazuar në Kushtetutë.”, tha Kolshi.

Back to top button